Flet Zafir Berisha pas sulmeve kibernetike që po i bëhen faqes së Trustit

Aktuale

Flet Zafir Berisha pas sulmeve kibernetike që po i bëhen faqes së Trustit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Zafir Berisha

Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha beson që Kosova do t’i përballojë këto sulme kibernetike që po i bëhen faqes së Trustit.

Berisha tha se ka besim në njerëzit që punojnë në fushën e kibernetikës.

“Unë kam besim në njerëzit që punojnë në fushën e kibernetikës, do t’i përballojnë”, tha ai në Kanal10.

Rreth një orë më parë është hapur faqja e Trustit për tërheqjen e 10 përqindëshit, por ajo pësoi sulme kibernetike. Aktualisht Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se ka nisur aplikimi në një faqe tjetër që është më e sigurtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat