“Flej pa çorapa, je i sigurt” - Berisha i kundërpërgjigjet ironizimit të Mushkolajt

Aktuale

“Flej pa çorapa, je i sigurt” - Berisha i kundërpërgjigjet ironizimit të Mushkolajt

Nga: A.Morina Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Zafir Berisha

Koordinatori për Siguri Kibernetike dhe Zëvendësministri, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj analistit Imer Mushkolaj pasi ky i fundit ka ironizuar duke thënë se vetëm Zafir Berisha mund ta ndihmojë Trustin.

“Veç Zafiri mundet me ndihmu”, ka shkruar Mushkolaj.

Shkaku i kësaj deklarate, Berisha i'u kundërpërgjigj Mushkolajt duke i thëne të flej pa çorapa, sepse është i sigurt.

"P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurin e tij edhe në fushën kibernetike!", shkroi Berisha në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Institucionet e e siguris në vendin tonë, janë të pregaditura që të parandalojn dhe luftojn krimet kibernetike nga kushdo që vijnë!

Çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballur me çdo ndërhyrje që rrezikojn sigurin kibernetike, prandaj edhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës besoj se i ka marrur të gjitha masat.

P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurin e tij edhe në fushën kibernetike!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat