E dhimbshme: 6 anëtarët e familjes nga Kamenica që humbën betejën me COVID-19

Aktuale

E dhimbshme: 6 anëtarët e familjes nga Kamenica që humbën betejën me COVID-19

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 08:43
Familja Basha humbi keta persona nga COVID-19

Virusi Sars-COV-2 i cili është shpërndarë në gjithë botën, ka goditur rëndë edhe familjet. Pesë anëtarë të familjes Basha nga Koretini i Kamenicës kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët të tjerë. Zyrafete Basha përmes një postimi në ‘facebook’ ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus, duke thënë se humbja e tyre është një sprovë e madhe.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne…… ”, ka shkruar ajo.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.

Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31.

“Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat