Ish oficeri i FARK-ut ‘godet’ rëndë Vjosa Osmanin: Ky është mashtrimi i madh i saj...

Aktuale

Ish oficeri i FARK-ut ‘godet’ rëndë Vjosa Osmanin: Ky është mashtrimi i madh i saj...

Nga: P.R Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Vjosa Osmani dhe Saim Tahiraj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e ka bërë të ditur edhe njëherë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja, duke shtuar se votuesin e LDK-së e përfqaqëson vetëm ajo, e jo LDK-ja.

“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, pohoi ajo. Mes të tjerash Osmani, teksa po ushtron edhe detyrën e presidentit të vendit, ka thënë se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet”, ka thënë mbrëmë Vjosa Osmani.

E kjo ka nxitur reagimin e anëtarit shumë vjeçar të LDK-së, ish ushtarakut dhe njëri ndër oficerët e parë të FARK-ut Saim Tahiraj.

“Votuesit e LDK-së i përfaqëson vetëm ai apo ajo që është në LDK dhe votohet nga anëtarësia e sajë ! Nëse dikush mendon se mundë ta përfaqësoj anëtarësinë e LDK-së jashtë LDK-së , është më tepër se demagogji ! Ajo apo ai mundë ta përfaqësoj vetëm subjektin politik që e drejton dhe anëtarësinë e atij subjekti”, ka shkruar Tahiraj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Deklaratën e Vjosa Osmanit, Saim Tahiraj e ka quajtur një mashtrim të madh.

“Kjo deklaratë është mashtrim i madh, së pari ndaj vetë -vetës dhe pastaj ndaj atyre që rreshtohen pas këtij mashtrimi. Anëtarësia e LDK -së asnjëherë nuk ka votuar për individin në radhë të parë, kushdo qoftë aji apo ajo ! Në radhë të parë ka votuar LDK -në e pastaj individin. LDK nuk është pronë e individit apo klanit të caktuar por pronë e anëtarësisë së gjerë. Individët shkojnë e vijnë por LDK mbetët kala e fuqishme”, shkruan Tahiraj.

“LDK nuk është pronë e Isa Mustafes dhe asnjë klani të caktuar, përpjekjet për reformim duhet të vazhdojnë me vendosmëri dhe në vazhdimësi. Në krye të LDK-së mundë të vijnë vetëm ata dhe ato që kanë qëndrueshmëri për një maratonë politike”.

Më tej, Saim Tahiraj e quan Vjosa Osmanin edhe dezertore.

“Vetëm ata dhe ato janë fituesit e reformave dhe assesi dezertorët, të cilët lanë në gjysmë luftën për reforma në LDK dhe kërkojnë zgjidhje në tabore tjera, krejtësisht të gabuara. Plotësisht është e drejtë e tyre të zgjedhin rrugëtimin politik dhe të rreshtohen në tabore tjera politike por nuk kanë asnjë të drejtë morale dhe ligjore të thirren në emër të anëtarësisë së LDK-së . Në emër të LDK-së thirrën vetëm ata që janë në LDK dhe zgjidhen me votat e LDK-së”, ka shkruar Saim Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat