Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon se për kë është tmerr kryetarja

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon se për kë është tmerr kryetarja

Nga: A.M. Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Vjosa Osmani

Faton Peci, këshilltari kryetares së Kuvendit njëherit edhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit, i është kundërpërgjigjur sulmeve ndaj shefës së tij.

Ai në një postim në Facebook, thënë se Osmani është e vetmja që po i dridh kapësit dhe zhvatësit e shtetit.

Po ashtu, Peci ka shkruar se po e bëjnë punën duke e luftuar kundër krimit.

 “Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Aktualisht, brenda institucioneve të Kosovës është vetëm zonja Vjosa Osmani, e cila po i dridhë kapësit dhe zhvatësit e shtetit. Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj.

Jemi të vetëdijshëm që aleanca dhe ky krim i organizuar ka aleat në të gjitha segmentet e jetës. Ne po e bëjmë punën tonë, luftën kundër krimit. Ata, gjithashtu po e bëjnë punën e tyre që dijnë më së miri- agjitacion e propagandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat