Familja e Haki Imerit befason me deklaratën e fundit për ish-ambasadorin William Walker

Aktuale

Familja e Haki Imerit befason me deklaratën e fundit për ish-ambasadorin William Walker

Nga: N. H Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:17
Vjosa Osmani dhe William Walker

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj

U tha se ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shkëputur kontratën Willim Walkerit.

Kurse, pas raporteve se ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ia ka shkëputur kontratën ish-ambasadorit William Walker, ata mbrëmë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Siç njofton presidenca, Osmani dhe Walker kanë biseduar personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

E, lidhur me këto zhvillime ka reaguar familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Ata përmes një postimi në facebook kanë bërë pyetje publike duke thënë se çfarë dobie pati shteti i Kosovës pasluftës nga Walker.

Tutje, sipas tyre, edhe Walker si shumë tjerë është bashkëpunëtor i politikanëve të korruptuar të Kosovës.

Ja shkrimi i tyre:

Plaku Amerikan i Reçakut

Janë ngritur shumë zëra që kontrata për Ëilliam Ëalkerit duhet t’i vazhdohet dëshirojmë të dimë çfarë dobie pati shoqëria ose shteti kosovar pas luftës së Kosovës nga plaku amerikan i Reçakut?

-Sa njohje ia solli Kosovës?

-A e ka riparuar imazhin e Kosovës nga politikanët e luftës e paqes që Kosovën e trajtuan si plaçkë lufte?!

Me sa shihet ky plaku amerikan i "Reçakut" si shume pleq tjerë të huaj janë bashkëpunëtorë të politikanëve kosovarë të korruptuar të Kosovës dhe në bashkëpunim zhvatin Kosovën..

-Do të ishte me njerëzore që ato para ne vend se t'i jepen këtij plakut amerikan të Reçakut t’u ndaheshin ushtarëve të UÇK-së shumë prej të cilëve nëse nuk janë vegla të Ramushit Hashimit Isës Fatmirit etj janë duke vuajtur të zitë e ullirit në Kosovën e "pavarur"...

-Shume luftëtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje nga skamja e shumë të tjerë vdesin nga uria , ndërsa këta politikanët e korruptuar dhe kriminal te Kosovës veç se Ëilli është amerikan jepi pare ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat