Nuk ka edukator meshkuj në Edukimin Parashkollor

Aktuale

Nuk ka edukator meshkuj në Edukimin Parashkollor

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistika për temën “Gratë dhe burrat në Kosovë 2018-2019”.

Tek “Struktura e mësimdhënësve sipas niveleve në arsim (publik dhe privat) për vitin2018/2019”  shihet që në Edukimin Parashkollor nuk ka edukator meshkuj.

Në përqindje i shprehur, 100 përqind e mësimdhënësve në Edukimin Parashkollor janë femra.

Kurse në Edukimin Fillor dhe të Mesëm të Ulët, po ashtu është dominim i femrave, por në përqindje më të vogël.

Ndërsa, në Edukimin e Mesëm të Lartë dhe Universitar, është dominim i mësimdhënësve meshkuj.

Image
Statistikat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat