U propozua për kryetar, a do ta pranoj Faton Bislimi pozitën e të parit të LDK-së?

Aktuale

U propozua për kryetar, a do ta pranoj Faton Bislimi pozitën e të parit të LDK-së?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Deputeti Faton Bislimi

Emri i tij është përmendur si i denjë për të qenë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq deputeti i kësaj partie, Faton Bislimi në një intervistë për ‘Bota sot’ ka treguar nëse do të pranoj një pozitë të tillë.

Deputeti Bislimi thotë se ndonëse i është mirënjohës secilit që vlerëson punën e tij, ai i mbetet besnik punës ekipore të sukseseshme dhe jo vetëm individit. Ai thotë se nuk ka ndonjë pretendim të tillë por këtë kauzë e ka për LDK-në dhe Kosovës.

Unë i jam shumë mirënjohës secili dashamirës të LDK-së që jep opinionin e vet të pandikuar dhe e vlerëson punën time. Në rastin konkret, unë asnjëherë në jetë as nuk e kam takuar e as njohur z. Hajdaraj. Sidoqoftë, i jam mirënjohës për përkrahjen. Por, sic thash më lartë, unë I mbetem besnik ekipit për punë të suksesshme dhe jo vec individit. Unë asnjë pretendim personal nuk e kam; këtë kauzë e kam për LDK-në dhe Kosovën, per më të mirën për të ardhmen e fëmijëve tanë! Liderë të mëdhenjë janë ata që marrin përgjegjësi të mëdha; ata që konservatorizmin e LDK-së nuk e shfrytëzojnë si mburojë për vetën, por si mundësi për partinë; ata që vizionin për LDK-në e ndërtojnë karshi kërkesave e nevojave të kohës, e jo interesave të tyre; ata që LDK-në e shohin si shtëpi e familje të përbashkët, e jo si shoqëri aksionare; ata të cilën e dijnë, e kuptojnë, e vlerësojnë, elektoratin e LDK-së si bazament të suksesit politik dhe si palën e vetme më të rendësishme të ndëshkimit politik. Liderë të suksesshëm nuk janë ata që bartin shoqërinë (e as partinë) pas vete, por ata që e çojnë shoqërinë (edhe partinë) përpara. Historia e sukseseve asnjëherë nuk rrënohet nga një dështim. Mirëpo, një histori dështimesh, edhe nëse nuk e rrënon suksesin, përfundimisht e zbehë atë. Fundja, të presim rezultate të ndryshme duke përdorë metoda të njejta, është e pakuptimtë. Sot, ne duhet që me kohezion të brendshëm, me dialog të hapur e të sinqertë, të dëgjojmë thirrjet e atyre që me votat e tyre tash e tri dekada e kanë mveshë LDK-në dhe shumë njerzë të saj me petkun e pushtetit e lidershipshit.  Ky petk bie kur vota mungon. E, në demokraci, vota është një çelës i suksesit dhe një kandar i ndëshkimit. LDK e ka rastin e mirë që tani të bëjë ribrendimin e vet politik dhe unike të dalë ballëhapur para qytetarëve të vendit me vizionin e vet, me ofertën e vet, me njerzit e vet. Dhe, nuk ka asnjë dyshim se kjo LDK mandej do të jetë LDK e zemrave të shumicës së qytetarëve të Kosovës, LDK e vlerës rugoviste, e ribrenduar politikisht për kohën, e gatshme dhe e përgjegjëshme për të marrë përsëri mbi supe proceset delikate të sforcimit të shtetit dhe mirëqenjes së qytetarit”, ka thënë deputeti Faton Bislimi.

Intervistën e plotë me deputetin e LDK-së, Faton Bislimi, mund ta lexoni nesër në portalin e Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat