Një koalicion mes AAK-VV/Lekaj e pranon: S'kemi vija të kuqe për Vetëvendosjen

Aktuale

Një koalicion mes AAK-VV/Lekaj e pranon: S'kemi vija të kuqe për Vetëvendosjen

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, habiti jo pak kur deklaroi ditë më parë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Lidhur me një koalicion të mundshëm me VV-në, qoftë para apo paszgjedhor, deputeti Pal Lekaj, ka deklaruar se AAK në çdo kohë ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti që ka mandate në Kuvend, dhe sipas tij kjo i bën mirë vendit, për të zgjidhur të gjitha problemet që i ka Kosova.

“Edhe pse jemi në qeveri, çdo herë kemi thënë se jemi për bashkëpunim me të gjerë, edhe me opizitën edhe shoqërinë civile. Në këtë relacion nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt dhe as me VV-në”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se nuk ka biseda zyrtare me VV-në për koalicion.

“Nuk kemi biseduar zyrtarisht për këtë çështje, por s’do të thotë që në të ardhmen nuk do të ulemi dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Unë kam kontakte me deputetët e VV-së, bisedojmë, por jo zyrtarisht”, ka deklaruar Lekaj.

I pyetur se a beson që z.Kurti i premton z. Haradinajt postin e presidentit, Lekaj ka thënë se si tani edhe pas zgjedhjeve do të jetë i njëjti kandidat nga AAK-ja, pra Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat