Bekim Jashari: Rruga deri në formimin e Ushtrisë së Kosovës, e gjatë dhe me shumë sakrifica

Aktuale

Bekim Jashari: Rruga deri në formimin e Ushtrisë së Kosovës, e gjatë dhe me shumë sakrifica

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sot në dyvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës tha se rruga deri në formimin e ushtrisë ishte e gjatë, e mundimshme dhe me shumë sakrifica.

Jashari në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk duhet të harrohet kontributi dhe sakrifica e UÇK-së.

Lexoni të plotë postimin:

“Urime 2 vjetori i themelimit të Ushtrisë së Kosovës!

Sot dy vit më parë ishte një ditë e veçantë dhe mbyllje e suksesshme e një procesi të gjatë për Kosovën dhe të ardhmen e Ushtrisë së Kosovës.

Sot, shënojmë dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ushtrisë e cila për çdo ditë po shënon suksese drejtë anëtarësimit në NATO.

Rruga drejt 14 dhjetorit filloi shumë herët,  ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica.

Andaj, kur e shënojmë këtë ditë asnjëherë nuk duhet ta harrojmë kontributin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve dhe martirëve, që falë gjakut dhe kontributit të tyre ne e festojmë këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe Ushtrinë e saj.

Po ashtu një falënderim për SHBA-të dhe shtetet mike të Kosovës, të cilat ndihmuan shtetin tonë në konsolidimin e Ushtrisë sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat