Zyrtare: Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës

Aktuale

Zyrtare: Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar sot kabinetin e ri në Komunën e Podujevës.

Në një konferencë për medie, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se të gjithë të emëruar në krye të drejtorëve, sipas tij, janë profesionalë.

Bulliqi ka thënë se si drejtor të Drejtorisë së Arsimit ka emëruar këshilltarin komunal, Avni Fetahu.

Fetahu është mësimdhënës dhe është master i Ekonomisë. Ai ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë.

Fetahu, në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017 ka qenë kandidati më i votuar nga LDK-ja. Fetahu arriti t’i mbledhë plot 1306 vota, kështu duke u bërë kandidati më i votuar. Ai aderoi në Vetëvendosje në shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat