“Kidnapimi” i Gucatit dhe Haradinajt, Klinaku reagon ashpër ndaj Gjykatës Speciale

Aktuale

“Kidnapimi” i Gucatit dhe Haradinajt, Klinaku reagon ashpër ndaj Gjykatës Speciale

Nga: A.Morina Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:57
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Klinaku në një postim në facebook, tha se ata deri në momentin e konfirmimit të aktakuzave kanë qenë të "kidnapuar", pasi nuk kanë pasur asnjë shkresë për mbajtje në paraburgim.

"Deri më tani ata kanë qenë të kidnapuar, sepse nuk kanë pasur asnjë shkresë për mbajtje në paraburgim, përveç shkresës për "arrestim". Akuza ndaj tyre për gjoja pengim të drejtësisë, e bazuar në kodin penal të Republikës së Kosovës, nuk është kompetencë e speciales", deklaroi Klinaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sot u konfirmua aktakuza ndaj krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Deri më tani ata kanë qenë të kidnapuar, sepse nuk kanë pasur asnjë shkresë për mbajtje në paraburgim, përveç shkresës për "arrestim".

Akuza ndaj tyre për gjoja pengim të drejtësisë, e bazuar në kodin penal të Republikës së Kosovës, nuk është kompetencë e speciales.

Meqenëse gjykata speciale e pranon se dokumentacionet e rrjedhura në publik janë të saj, hetimin e çështjes duhej që ta bënte në Hagë, aty ku kanë rrjedhur dosjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat