“Mos shikoni plagët e mia, por shikoni ku i ka kufijtë Shqipëria!” – fjalët e fundit të Mujë Krasniqit

Aktuale

“Mos shikoni plagët e mia, por shikoni ku i ka kufijtë Shqipëria!” – fjalët e fundit të Mujë Krasniqit

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Mujë Krasniqi – Kapuçi

Sot shënon 22 vjetori i rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar

Rënien e Krasniqit e ka përkujtuar edhe lryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai në këtë ditë, ka publikuar fjalët e fundit të komandantit Krasniqi.

‘“Mos shikoni plagët e mia, por shikoni ku i ka kufijtë Shqipëria!”, ishin këto fjalët e fundit të komandant Mujë Krasniqi, i cili së bashku me 40 bashkëluftëtarët e tij, ra në kurthin ushtrisë së armikut afër kufirit Kosovë-Shqipëri,  përderisa ishte duke sjellur armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Haskuka.

“Sot, në përvjetorin e 22-të të kësaj ngjarjeje historike të lirisë sonë, në përkujtim të atyre që ranë për të mos vdekur kurrë, bëmë homazhe ne fshatin Gorozhup të Pashtrikut.

Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të luftës për çlirim!”, përfundon Haskuka postimin e tij në Facebook.

“Mos shikoni plagët e mia, por shikoni ku i ka kufijtë Shqipëria!”, ishin këto fjalët e fundit të komandant Mujë...

Posted by Mytaher Haskuka on E hënë, 14 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat