'LDK qëndron mbi të gjithë emrat e përveçëm, pos atij të Ibrahim Rugovës'

Aktuale

'LDK qëndron mbi të gjithë emrat e përveçëm, pos atij të Ibrahim Rugovës'

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:42
Faton Bislimi

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se reforma politike e LDK-së është nevojë e kohës, domosdoshmëri e emancipimit politik në vend, dhe reflektim mbi thirrjen e zëshme të elektoratit tonë.

“Me kohezion të brendshëm dhe marrje të përgjegjësisë! Me vetmohim dhe ofertë për Republikën!

LDK shkon përtej çdo emri të përvetshëm, pos njërit, emrit të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

LDK mbijeton çdo individ, sepse LDK mund të tejkalojë çdo ideologji, çdo sfidë, çdo goditje! E dalë nga besimi politik i popullit për liri e pavarësi, LDK sot duhet të jetë kauzë për shtetndërtimin, vizion për Republikën”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat