Klinaku: Çdo dokument që vjen nga Specialja do ta publikojmë, por...

Aktuale

Klinaku: Çdo dokument që vjen nga Specialja do ta publikojmë, por...

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Faton Klinaku

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së ka folur në “Prime Time” rreth konfirmimit të aktakuzave ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Ai e ka cilësuar aktakuzën si banale.

“Nuk e kam lexuar në tërësi, por çfarë lexova ishte banale. Ne vazhdojmë të themi se kjo gjykatë është një etnike dhe jemi kundër kësaj gjykate”, ka thënë Klinaku.

Ai ka thënë se po të sillnin ende dokumente të Gjykatës Speciale, ai përsëri do t’i publikonte.

“Nuk më intereson kush i sjell, edhe Vuçiqi po t’i sjell unë do t’i publikoja. Neve na ka interesuar t’ju tregojmë atyre se çfarë dokumente po ju dalin”, ka deklaruar Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat