Lirohet një nga të arrestuarit nga policia serbe, për asamblistin e PSD-së 30 ditë paraburgim

Aktuale

Lirohet një nga të arrestuarit nga policia serbe, për asamblistin e PSD-së 30 ditë paraburgim

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:06
Berat Maxhuni

Është liruar njëri nga dy personat që u arrestuan në kufi me Serbinë.

Kjo u bë e ditur nga policia në Podujevë.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë Isak Ejupi tha se është liruar Berat Maxhuni.

Asamblisti i PSD-së, Berat Maqastena ndërkaq mbetet në burg.

“Po, Berat Mexhuani është liruar, kurse Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”.

Klan Kosova raporton se arsyeja e arrestimit është se Blerim Maqastenës, i është gjetur një armë zjarri me leje të Kosovës.

Dyshohet se ata mund të kenë dalë në territorin e Serbisë për shkak të mjegullës së dendur.

Asambleisti i komunës së Podujevës Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani, janë arrestuar të shtunën në afërsi të fshatit Mirovc – Merdare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat