Ismaili: Qytetarët e sëmurë po trajtohen vetë në shtëpi, ata nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

Aktuale

Ismaili: Qytetarët e sëmurë po trajtohen vetë në shtëpi, ata nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Uran Ismaili

Sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka raportuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj lidhur me situatën e pandemisë.

Deputeti Uran Ismaili, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, tha që Qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë. Ismaili deklaroi që qytetarët të cilët janë infektuar me Covid-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

"Qytetarët e sëmurë nuk e dinë se kë duhet të thërrasin dhe ku të drejtohen pasi të infektohen me virus. Ju takon juve që si qeveri të ftoni të gjithë kryetarët e komunave që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre ngase dora e shtetit nuk po ndihet." tha Uran Ismaili.

Përveç kësaj, Ministri Zemaj mori edehe kritika të ndryshme për menaxhimin e dobët të pandemisë nga anëtarët e Komisionit për Shëndetësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat