Petrit Zogaj komenton librin për Thaçin: Nuk e kam kuptuar ende tendencën që atij t’i jepet më shumë kontribut se të tjerëve

Aktuale

Petrit Zogaj komenton librin për Thaçin: Nuk e kam kuptuar ende tendencën që atij t’i jepet më shumë kontribut se të tjerëve

Nga: G.B Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Kopertina e librit

Petrit Zogaj ka komentuar librin për Hashim Thaçi, të botuar nga Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk e di çka është shkruar në të pasi nuk e ka pasur librin, por e ka komentuar kopertinën, përcjell Bota sot.

Zogaj ka thënë se kopertina është dizajnuar keq, e turbullt, e zbehtë, e pakëndshme për syrin, monotone, pa diferenca në mes fotos së Thaçit dhe pjesës tjetër.

Më pas, ka thënë se lufta dhe emri Hashim Thaçi është bërë me bold, ndërsa Kosova jo dhe kjo sikur autorët kanë dashur që më shumë se sa vet qëllimin e luftës për kë është bërë, të thuhet se kush e ka bërë, pra Thaçi, pra është tendencë krejtësisht personale.

Zogaj ka pyetur se si nuk e kuptuan ende, që sa më shumë i kanë dhënë zor që Hashim Thaçi ishte promotori kryesor i luftës, aq më shumë ia kanë zbeh angazhimin real të Thaçit në luftën e Kosovës?

Postimi i tij i plotë:

Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu e paskan botu një libër për Hashim Thaçin. Pa u marrë me librin dhe çka është shkruar në të, sepse ende s’e kam, nëse merremi vetëm me kopertinën, pra këtë që shohim dhe e lexojmë vërejmë se:

Kopertina është dizajnu keq. E turbullt, e zbehtë, e pakëndshme për syrin, monotone, pa diferenca në mes fotos së Thaçit dhe pjesës tjetër. Pastaj logo e UÇK-së thuajse nuk dallohet fare se çfarë është. Por mbi të gjithë, titulli është interesant. Lufta dhe emri Hashim Thaçi është bërë me bold, ndërsa Kosova jo. Sikur autorët kanë dashur që më shumë se sa vet qëllimin e luftës për kë është bërë, të thuhet se kush e ka bërë, pra Thaçi. Pra, një tendencë krejtësisht personale.

Me një fjalë, nuk e kam kuptuar ende gjithë këtë tendencën e njerëzve që Thaçit duhet patjetër me i dhënë kontribute më shumë se sa edhe ai vet i jepte vetes në lidhje me luftën në Kosovë.

Ose, si nuk e kuptuan ende, që sa më shumë i kanë dhënë zor që Hashim Thaçi ishte promotori kryesor i luftës, aq më shumë ia kanë zbeh angazhimin real të Thaçit në luftën e Kosovës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat