A do të ketë vonesa në pagesat e 10 përqindëshit? Flasin nga Trusti

Aktuale

A do të ketë vonesa në pagesat e 10 përqindëshit? Flasin nga Trusti

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:10
Ilustrim

Është dita e 5-të e aplikimit.

E në katër të parat, ueb-faqja që lansoi Trusti për tërheqjen e  10 % është “bombarduar” nga kërkesat e qytetarëve.

Mbi 300 mijë të tilla u parashtruan nga kontributpaguesit.

“Deri më tani janë më shumë se treqind e tridhjetë mijë aplikues, pra në katër ditët e para. Fluksi vazhdon të jetë i lartë”, u shpreh Jeton Demi, zëdhënës në Trust.

Paratë, atyre që aplikuan, pritet t`u dalin në bankë brenda dy javësh.

Megjithatë Jeton Demi, zëdhënës në Trust nuk e përjashton mundësinë që ekzekutimi i tyre të zgjasë edhe pak më shumë.

“Ne e kemi vendos një afat dy javor nëse gjithçka shkon mirë. Por, për çështjen e pagesave do të na duhen edhe disa ditë. Të shohim procesi si po shkon.  Ka punë për t`u trajtuar”, theksoi ai.

Afati për aplikim do të jetë i hapur për katër muaj deri më 6 prill të vitit 2021.

Nga Trusti u zotuan se gjatë kësaj kohe do të trajtojnë çdo ankesë për parregullsi që vjen në adresë të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat