Avdylli numëron dy arsye se pse nuk e ka votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Avdylli numëron dy arsye se pse nuk e ka votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 00:10
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka treguar se kanë qenë dy arsye pse nuk e kisht votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Në momentin kur nuk ia kam dhanë votën rrëzimit të Qeverisë Kurti, mendoj se nuk ka qenë qeveri e Kurtit, por mendoj se ka qenë qeveri VV-LDK, pra ka qenë edhe e LDK-së e jo vetëm e Vetëvendosjes. Unë i kam dhënë dy arsye kryesore: e para ka qenë se gjendja në të cilën jemi – Covidi, ku po shkojmë dhe si po futemi në këtë situatë dhe e dyta po futemi në një paqartësi politike. Që të dyja u verifikuan”, ka thënë Avdyli.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të paktën të shtyhej rrëzimi i Qeverisë.

“Kam kërkuar që të paktën të shtyhen. Po pajtohemi se nuk po shkon ky koalicion, por t’i japim pak shanse që ta menaxhojë Covidin dhe e dyta të mos futemi në paqartësi. Ne jemi futur në paqartësi politike dhe jemi ku jemi, jemi futur në një ngërç politik, në një qorrsokak politik ku nuk po dimë ku të gjejmë zgjidhje, sepse e kemi një karrige dhe disa pretendentë. Dhe faktikisht ajo karrige nuk po e zë edhe Isa Mustafën edhe Ramush Haradinajn, e edhe Enver Hoxhën. E në njëfarë mënyre tashmë jemi duke shkuar në zgjedhje, por aspak nuk bën t’i frikësohemi zgjedhjeve, ato mund të na sjellin një rirreshtim të ri politik”, ka thënë Avdyli.

Ai ka shtuar se partia që i fiton zgjedhjet apo koalicioni atëherë duhet të marrin përsipër edhe zgjedhjen e presidentit. Ndoshta edhe LDK-ja mund ta marrë presidentin atëherë.

Sipas Avdylit politika në Kosovë për një vjet ka pësuar një ndryshim drastik.

“Edhe Gjykata Speciale, edhe makinacionet që i ka bërë Mustafa, që fatkeqësisht tani për tani është njeriu më i pushtetshëm në Kosovë. Mustafa është ai që prishë koalicione, bën koalicione, ai po shitet - pa ia dhënë askush të drejtë sepse nuk ka dalë që disa vjet në zgjedhje – një pretendent i cili është ai se duhet ta zgjedhë presidentin. Të jetë ai personi që do ta organizojë debatin rreth zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat