MPJ: Do të parashtrojmë kërkesa të vazhdueshme pranë BE-së që Serbia ta lirojë Blerim Maqastenën

Aktuale

MPJ: Do të parashtrojmë kërkesa të vazhdueshme pranë BE-së që Serbia ta lirojë Blerim Maqastenën

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:33
Blerim Maqastena

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media thotë se është duke u angazhuar intenzivisht për rastin e arrestimit dhe paraburgosjes nga ana e Serbisë, të shtetasit kosovar Blerim Maqastena.

Në këtë komunikatë nga MPJD-ja thonë se autoritet serbe nuk janë sjellë në mënyrë të duhur për këtë ngjarje, duke neglizhuar komunikimin dhe ndarë informacionet e nevojshme për rastin.

“Ata nuk po i marrin parasysh rrethanat në të cilat është bërë kalimi kufitar, ku dy qytetarët tanë, për shkak të kushteve atmosferike, pa dashje kanë dalë në territorin e vendit fqinj. MPJD, me të kuptuar se njeri qytetar është liruar, ndërsa z. Maqastenës i ёshtё vazhduar masa e paraburgimit edhe për tridhjetë ditё, përmes Misionit të Posaçëm Diplomatik në Serbi, ka dorëzuar kërkesë formale pranё Gjykatës sё Prokuples, pёr tё lejuar Shefin e Misionit, Ambasadorin Jetish Jashari, që ta vizitojё z. Blerim Maqastena, nё qendrën e paraburgimit nё Prokuple ku ёshtё duke u mbajtur. Vizita ёshtё aprovuar dhe do tё realizohet sot paradite”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet nga ministria se do të vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm më familjën dhe avokatin mbrojtës.

“Misioni ynë në Beograd, do të tё jetё nё komunikim të vazhdueshëm me familjen, si dhe me avokatin mbrojtës tё z. Maqastena, qё të ofroj ndihmën e vet nё kuadër tё kompetencave dhe fushёveprimit tё pёrcaktuar, nё mёnyrё qё z. Maqastena ta ketё tё gjithё ndihmёn e mundshme nё pёrballjen e tij me organet e gjyqësore tё Serbisë. MPJD, do të ofroj të gjithë përkrahjen e nevojshme institucionale për këtë rast dhe do të parashtroj kërkesa të vazhdueshme pranë Bashkimit Evropian, si ndërmjetësues i Dialogut të Brukselit, që të ndikoj te autoritetet në Serbi, për ta liruar z. Maqastena dhe rastin ta kaloj te autoritetet kosovare për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat