Deputeti i PDK’së pas letrës për Rexhep Selimin: Kurti njihet si përçarës mes shokëve të idealit

Aktuale

Deputeti i PDK’së pas letrës për Rexhep Selimin: Kurti njihet si përçarës mes shokëve të idealit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Sejdi Hoxha

Deputeti i PDK’së Sejdi Hoxha ka kritikuar Albin Kurtin për letrën që ky i fundit i ka dërguar gjykatësit të Speciales duke kërkuar lirimin me kusht të Rexhep Selimit.

Hoxha ka thënë se në Hagë nuk po gjykohen partitë por UÇK’ja.

“Albin në dhomat e specializuara në Hagë nuk po gjykohet PDK-ja, LVV-ja, AAK-ja apo Nisma, por po gjykohet lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së. Letra e juaj drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou për ta liruar me kusht luftëtarin e lirisë Rexhep Selimi është një iniciativë e mirë, por më bënë përshtypje shpërfaqja e juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë”, ka thënë Hoxha.

Ai Kurtin e ka quajtur përçarës mes shokëve të idealit.

“Albin e kuptoj urrejtjen patologjike që e ke me Hashimin dhe Kadriun, por në Hagë janë duke u gjykuar edhe luftëtarët tjerë si baca Jakup, Hysniu, Nasimi dhe Salihu, prandaj duhet të mendoni njëjtë për të gjithë. Ju njiheni si përçarës në mes të shokëve të idealit dhe kjo u vërtetua edhe dje me veprimin tuaj te padinjitetshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat