Ahmeti: Nga mbi 7 mijë biznese që aplikuan për grant, nuk kaluan në mënyrë automatike 2005 biznese

Aktuale

Ahmeti: Nga mbi 7 mijë biznese që aplikuan për grant, nuk kaluan në mënyrë automatike 2005 biznese

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se nga mbi 7 mijë biznese të cilat kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike, 2 mijë e pesë biznese.

Ahmeti theksoi se 726 biznese kanë qenë të mesme ose të mëdha që nga ATK klasifikohen si biznese me qarkullim mbi 50 mijë euro.

Tutje ai shtoi se 637 biznese të tjera të regjistruara sivjet-sepse ky fond nuk ishte për startup, por për bizneset që pandemia i zuri në befasi

Ahmeti tha se lista e eliminuar do të publikohet me numra fiskal.

Postimi i plotë:

Nga mbi 7,000 biznese që kanë aplikuar për grant nuk kanë kaluar në mënyrë automatike 2005 biznese

726 biznese kanë qenë biznese të mesme ose të mëdha që nga ATK klasifikohen si biznese me qarkullim mbi 50,000 euro

637 biznese të regjistruara sivjet – sepse ky fond nuk ishte për startup, pra ideja ka qenë biznese që pandemia i ka zënë në befasi

300 biznese nga Komunat tjera – granti ka qenë për Prishtinë

112 biznese – numri fiskal nuk ekziston në ATK

57 biznese me numër fiskal të duplifikuar

54 biznese që nuk janë aktive më – granti ka qenë për biznese aktive

23 barnatore – nuk kanë qenë të ndaluara asnjëherë

98 furra – nuk kanë qenë të ndaluara asnjëherë

Lista e eliminuar do të publikohet me numra fiskal. Në qoftë se mendoni se arsyeja është e pasaktë – pra që ATK nuk e ka informatën atëherë do të hapim edhe procesin e ankesave.  Pra për infromata të psakta, por jo edhe për kriteret sepse ai proces ka përfundu.

Ju falemnderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat