Sindikata e Infermierëve kërcënon me grevë nëse kërkesa s’iu aprovohet deri të premtën

Aktuale

Sindikata e Infermierëve kërcënon me grevë nëse kërkesa s’iu aprovohet deri të premtën

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:20
Ilustrim

Sot përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, zhvilluan takim me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe u.d. Drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi.

Temë kryesore e takimit ishte puna e infermierëve dhe nevoja urgjente për ngritje të pagesave për ndrrimet e natës, nga 18€ero sa janë tani, në 36€uro.

Kërkesa e përfaqësuesve të Sindikatës së Infermiereve për Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e SHSKUK-së ishte që deri ditën e premte, të takohemi me Kryemistrin z.Hoti për një vendim të Qeverisë për ngritje për 100% të pagesave të ndrrimeve të natës.

Ndërsa kjo Sindikatë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nëse kërkesa e tyre nuk aprovohet deri ditën e premte, kryesia do të dal me vendim për futjen në grevë të gjithë infermierëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat