Finalja Kosovë-Serbi/ Palmer: SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë mirë mes vete

Aktuale

Finalja Kosovë-Serbi/ Palmer: SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë mirë mes vete

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Palmer

Zëvendësndihmësi i Sekretari i Shtetit  si dhe Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer deklaroi se beson që rrëfimi i konkurrencës në mes SHBA-së dhe BE-së në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Serbisë është i tepruar.

Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet që patjetër të bashkëpunojnë shumë mirë mes vete, lidhur me këtë çështje.

I pyetur se si është e mundur të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konkurrojnë se kush do të zgjidh më herët këtë çështje, Palmer tha se Washingtoni mbështet fuqishëm të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak si dhe procesin e tij.

Ndryshe së fundi  zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar mundësinë që mandati i të dërguarit të veçantë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të ripërtërihet edhe për një vit.

Dialogu Kosovë – Serbi aktualisht është duke u zhvilluar në nivel të ekspertëve për çështje që kanë të bëjnë me pronat, por takimi i para një jave ka përfunduar pa rezultate.

Takimet e zhvilluara midis Kosovës dhe Serbisë që janë lehtësuar nga Brukseli zyrtar tash e një kohë të gjatë nuk kanë prodhuar rezultate në drejtim të një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse.

E në anën tjetër, më 4 shtator të këtij viti, në dhomën ovale në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e normalizimit ekonomik të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat