Konjufca shpjegon lidhjen e tij familjare me Kurtin

Aktuale

Konjufca shpjegon lidhjen e tij familjare me Kurtin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shpjeguar lidhjen familjare të tij me kryetarin e kësaj partie Albin Kurtin.

Konjufca në Pressing ka thënë se nuk e di a mund të interpretohet si lidhje gjaku, duke shpjeguar tutje se këta të dy nëpërmjet relacioneve të ndryshmë familjare mund të vijnë në një pikëprerje.

“Une mendoj që ju ka hequr nga kontesti, është një interpreteim i gjatë. Albini e ka pasë këtë në vitin 2011 por keni harru. E ka perdorur herë pas here në tubime me aktivistë dhe qytetarë.

Se di a mund të interpretohet si lidhje e gjakut. Ai duhet me tregu qysh nëpërmjet realcioneve të ndryshme familjare, mund të vijmë në një pikëprerje mes Albinit dhe Glaukut. Qysh pikëprehem unë më Glaukun aktivistat duhet me i kontaktu edhe njerëzit me  7 ose 8 faqe larg”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat