​Prokuroria kërkon të mos ndërpriten hetimet në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

​Prokuroria kërkon të mos ndërpriten hetimet në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
​Prokuroria kërkon të mos ndërpriten hetimet në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ka deklaruar se hetimet duhet të vazhdojnë meqë mund të paraqiten dëshmitarë të rinj.

Në seancën e sotme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, prokurori nuk ka dhënë datë për përfundimin e hetimeve në këtë rast, duke shtuar se dosjen paragjyqësore do ta dorëzojnë tre muaj para fillimit të gjyqit.

Kjo u vlerësua absurde e qesharake nga mbrojtësit. Ata kanë deklaruar se u nevojitet kohë për të kryer hetimet e tyre të hollësishme.

“Derisa dëgjoj zotin prokurori më duhet të pickoj vetën a isha në ëndërr apo jo, vërtetë po thotë mund të bëhet kështu ky gjyq. Nëse flasim për një proces të rregullt gjyqësor, është e pakonceptueshme. Sigurisht e mbaj mendjen e hapur kur I drejtohem këtij institucioni por duhet të them që këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese për mendimin, tim. Ende nuk kemi filluar me krijimin e ekipit hetimor duhen 18 muaj në mos më shumë që të fillojmë të hetojmë këto çështje, ky është realiteti”, tha David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Këtë e ka thënë edhe avokati I ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ben Emerson, duke përmendur edhe praktika nga gjyqet e mëparshme.

“Në këtë rast kur bëhet fjalë për 100 vrasje secila duhet hetuar veç e veç, bashkë me një numër shumë të madh ndalimesh të pretenduara të paligjshme, të gjitha duhet hetuar. Nocioni që gjyqi mund të fillojë tre muaj pasi Prokuroria ka dorëzuar dosjen e saj është qesharake. Jo vetëm qesharake por është zbulim I një përpjekje të Prokurorisë për të pasur një gjyq të padrejtë. Është e padiskutueshme që ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Nuk është çështje negociatash apo kuvendimesh, është e drejta bazë minimale për të pasur një gjyq të drejtë, dhe gjyq i drejtë është ai sipas Kushtetutës, konventave evropiane, që gjyqi të dillojë pasi mbrojtja të ketë bërë përgatitjet e saj”, tha Emerson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat