Osmani: Do të provoj t’i takojë të gjithë liderët e partive politike në Kosovë për t’u unifikuar karshi Serbisë

Aktuale

Osmani: Do të provoj t’i takojë të gjithë liderët e partive politike në Kosovë për t’u unifikuar karshi Serbisë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani thotë se do të tentojë t’i takojë liderët e partive politike në Kosovë për t’i unifikuar karshi Serbisë.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Shqipëri, Osmani thotë se duhet të nxjerrin pika të përbashkëta dhe të ecin përpara, në mënyrë që të mos ketë bllokim të procesit të dialogut.

“Unë do të tentoj që t’i takoj liderët politikë individualisht,  dhe t’i nxjerrim të përbashktat dhe të ecim përpara, përndryshe do të ketë bllokim të mëtejmë të procesit.

E kemi Listën Serbe, ata koordinohen me presidentin e Serbisë, ata në fakt përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë”, thotë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat