​Jashari: Partitë politike po keqpërdorin emrin e familjes sonë

Aktuale

​Jashari: Partitë politike po keqpërdorin emrin e familjes sonë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:01
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka akuzuar partitë politike se po keqpërdorin emrin e familjes Jashari dhe pavarësisht reagimeve të tyre, një gjë e tillë nuk po ndalet.

“Janë duke e keqpërdorur emrin e familjes Jashari dhe të atyre të familjeve të dëshmorëve nëpër fushata e momente të caktuara.

Na veç sa se kemi marrë tupanin dhe t’iu themi njerëzve, por ne s’jemi gjyq, prokurori e polici. Kurdo që dikush ka folur në emrin tonë kemi reaguar.

Këto parti që po e keqpërdorin emrin, e kanë kapur shtetin”, ka thënë ai në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat