Profesori me fjalë të mira për Vjosa Osmanin: Lidere lind dhe nuk bëhesh

Aktuale

Profesori me fjalë të mira për Vjosa Osmanin: Lidere lind dhe nuk bëhesh

Nga: G.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 06:41
Vjosa Osmani dhe Ilir Meta

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka thënë se lider lind e nuk bëhesh, duke iu referuar u.d të presidentes, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografinë e saj gjatë konferencës me presidentin Ilir Meta, ai ka thënë se Osmani as nuk e lexon tekstin, derisa zakonisht personalitetet e pasigurta me orë të tëra e lexojnë para pasqyrës, përcjell Bota sot.

Maloku ka thënë se sigurinë që e ka ajo në komunikim jo vetëm si pedagoge por edhe si U.D e presidentit, të bëjnë të kuptosh se kemi të bëjmë me një lidere të lindur.

"Përpara Vjosa", ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Lider/e lind, e jo bëhesh!

Sigurinë në komunikim (shihne, ajo ka momente kur fare se lexon tekstin, që zakonisht personalitetet e pasigurta me orë të tëra e lexojnë para pasqyrës!) që e gëzon Vjosa Osmani jo vetëm si pedagoge, por, tash edhe si ushtruese e rolit të Presidentes, të bënë të kuptosh bukur qartë se kemi të bëjmë me një lidershipe të lindur!

Përpara Vjosa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat