Heshtja e Jasharajve dhe mesazhi i tyre i qartë

Aktuale

Heshtja e Jasharajve dhe mesazhi i tyre i qartë

Nga: N.Sh. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Bekim Jashari

Pas deklaratave të Bekim Jasharit mbrëmë në një emision televiziv, ku e kritikoi Sami Lushtakun që nuk ka qenë në vijën e parë të frontit, kanë vërshuar reagimet.

Rrjetet sociale u mbushen me reagime pro por edhe kundër asaj deklarate të kreut të Skenderajt.

Jashari tregoi edhe se si e kanë bërë komandant Lushtakun për të cilin tha se disa vjet nuk ishte në Kosovë, për tu kthyer më pas më 1998.

Opinionisti Lirim Gashi, thotë se, ka reaguar ndaj atyre që kritikuan Bekimin.

Ai thotë se heshtja e Familjes Jashari ka përçuar një mijë fish më shumë mesazh të qartë se sa reagimet kundër tyre.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Familja Jashari dhe Albin Kurti janë dy institucionet e vetme kredibile e morale në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në karakterin e Bekim Jasharit vërehet një edukatë familjare që reflekton aq shumë çiltëri, besnikëri, humanizëm, respekt, sinqeritet, guxim, pastërti dhe fisnikëri, sa që e mposhtë me lehtësi çdo tendencë të kujtdo qoftë për poshtërsi dhe djallëzi.

Nuk ka faj Bekimi engjëllor që këndvështrimi i një pjesë të konsiderueshme të shqiptarqiqave është qyqar, i pa ndershëm, i pa moralshëm dhe djallëzor.

Një gjë duhet ta kuptojnë te gjithë hipokritet që dikur e akuzonin familjen Jashari për heshtje e tani për mos heshtje.

Heshtja e Jasharajve ka përçuar një mijë fish më shumë mesazh të qartë se sa bla, bla, bla- të e gjata të shqip-kuçkave cinik, hipokrit, tendencioz dashakeq dhe keqbërës.

Familja Jashari dhe Albin Kurti janë dy institucionet e vetme kredibile morale në këtë vend, që asnjë herë s'kanë ndryshuar kurs, sepse gjithmonë kanë ngel vetvetja, prandaj me meritë e gëzojnë besimin, përkrahjen dhe mbështetjen e shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat