Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së mbështesin fuqishëm Murat Jasharin për President

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së mbështesin fuqishëm Murat Jasharin për President

Nga: N.Sh. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Murat Jashari

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit po e mbështesin fuqishëm kandidaturën e Murat Jasharit për President të Kosovës.

Familja Imeri, thotë se nuk ka kandidat më të mirë në këto rrethana që jemi sot për Kosovën, sesa Murat Jashari.

Sipas tyre, Jashari do ta riparojë imazhin e Kosovës të rrënuar nga Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Murat Rifat Jashari është njeri ndër emrat më të qëlluar, për momentin Kosovës i ka hije dhe nderë ta ketë Murat Jasharin President.

-Murat Jashari nuk ka njolla, as shenja të zeza, as personalisht dhe as  familjarisht andaj ardhja e tij në postin e Presidentit  i bën nderë Kosovës dhe mund ta riparojë imazhin e saj të rrenuar nga ish Presidenti që këtë vit të ri mund ta pres  në Hagë ...

-Murat Jashari i posedon të gjitha kapacitet që i duhet një kandidati për President, bile më të mirë nuk ka në këto rrethana që jemi sot..

-Fuqishëm mbështesim kandidaturën e tij për President të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat