Konfirmon Trusti: Pagesat e para të 10%-shit ekzekutohen më 23 dhjetor

Aktuale

Konfirmon Trusti: Pagesat e para të 10%-shit ekzekutohen më 23 dhjetor

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Trusti

Trusti Pensional i Kosovës ka konfirmuar se ata që kanë aplikuar për tërheqjen e Trustit deri gjatë ditës së djeshme, paratë do t’u dalin më 23 dhjetor.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, ka bërë të ditur Trusti Pensional i Kosovës.

Deri sot, ndonëse ka kaluar vetëm një javë,  kanë aplikuar më shumë se 50 për qind e kontributdhënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat