Reagon Ibrahim Kelmendi: Bekim Jashari i alarmoi profiterët e luftës, tregon kush i shiti armatim UÇK-së 800 mijë marka

Aktuale

Reagon Ibrahim Kelmendi: Bekim Jashari i alarmoi profiterët e luftës, tregon kush i shiti armatim UÇK-së 800 mijë marka

Nga: N.Sh. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Ibrahim Kelmendi dhe Bekim Jashari

Njëri prej themeluesve të LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të Bekim Jashari ku kritikoi ashpër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakun.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook të titulluar “Profiterët e luftës të alarmuar”, ka mbështetur Jasharin.

Sipas Kelmendit, rrëfimi i Bekim Jasharit i ka hallakatë profiterët dhe tifoxët e tyre.

“Mbrëmë rrëfeu Bekimi i JASHARËVE ca fragmente demaskuese për profiterët Hashim Thaçi e Samil Lushtaku. Fatkeqësisht i mungonte oratoria dhe përvoja për të rrëfyer rrjedhshëm. Megjithatë, edhe aq sa rrëfeu, i ka hallakatë edhe tifozët e profiterëve, gjithashtu profiterë të dorës së dytë, të tretë...”, shkruan Kelmendi përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai uron që të rrëfejnë të gjithë me sinqeritet.

“Ta zëmë, unë e njihja personalisht gjeneralin Kudusi Lame, qysh në fund të marsit 1998. Fatkeqësisht për keq. Por kurrë nuk do e dyshoja se ai është aq profiter e mercenar – sa edhe për të na i ka shitur 7000 kalashnikovë, për 800 mijë DM (400 mijë Euro), edhe pse ato ishin dhuratë e Ushtrisë shqiptare për UÇK-në, me vendim të Qeverisë së Kryeministrit Majko! Krejt rastësisht, në debat publik, para ca ditëve e rrëfeu atë matrapazllëk të Gjenerali Kudusi Shërbyesi profisionist i Shtabit të Përgjithëm të UÇK-së, Koloneli gjirokastrit Dritan Goxhaj”, shkruan ai.

“Falënderime Bekimi i JASHARËVE – sepse tani është heroizëm të demaskohen e diskreditohen edhe profiterët, sabotuesit e komplotistët e UÇK-së!”, shkruan tutje Kelmendi.

Postimi i plotë:

PROFITERËT E LUFTËS – TË ALARMUAR

Mund që secili e keni dëgjuar anekdotën e çadrës dhe shiut. Megjithatë po e rrëfej.

Dy shokë gjatë rrugëtimi i zë shiu. Rastis njëri të kishte çadër dhe e mbuloi edhe shokun të mos e lagte shiu. Pas pak pushoi shiu. Pronari i çadrës disa herë i tha shokut: „Nëse nuk do të mbuloja me çadër do të të lagte shiu.“ Arriten buzë liqeni dhe shoku prapë ia stërpërsëriti shërbimin me çadër. Shokut iu bë bezdisëse përseritja aq e shpesht e me fodullëk e atij shërbimi dhe sakaq u hodh në liqe. Që andej thirri: „A do t’më lagte shiu me shumë se tani?!“

Zhurmimi i tepruar i disa profiterëve të luftës: „unë, themulesi i UÇK-së“, „ne çlirimtarët…“, „UÇK-ja…“, i ka bërë shumicën të ndihen të bezdisur nga fodullëku i shpifur i profiterëve mashrues, dhe prandaj po hidhen në liqe...

Moti kam parapa se do të vi dita që profiterët e luftës do të bëhen aq të bezditëshëm e provokues, sa nuk do të mund të heshtin as ata që kanë menduar se duhet të hesthin për hir të “krahut të luftës”. E heshtnin nga naiviteti destruktiv, për të mos u krijuar favore “pacifistëve” që ata të homogjenizoheshin e forcoheshin për luftë hakmarrëse, meqë “krahu i lufës” ua kishte prish rahatinë e profiterizmin “pacifist” krerëve të “krahut pacifist”.

Mbrëmë rrëfeu Bekimi i JASHARËVE ca fragmente demaskuese për profiterët Hashim Thaçi e Samil Lushtaku. Fatkeqësisht i mungonte oratoria dhe përvoja për të rrëfyer rrjedhshëm. Megjithatë, edhe aq sa rrëfeu, i ka hallakatë edhe tifozët e profiterëve, gjithashtu profiterë të dorës së dytë, të tretë...

UROJ të rrëfejnë të gjithë, vetëm sinqerisht, që të mos mund të na ndotin më me stërpik të tyre të pista profiterët e luftës, mashtrimet dhe gënjeshtrat e të cilëve kanë marrë përmasa aq të mëdha, sa tashmë janë bër mite dhe prandaj ngjan në blasfemi kundër UÇK-së kur i demaskojmë e diskredojmë ata pisanjozë.

Ta zëmë, unë e njihja personalisht gjeneralin Kudusi Lame, qysh në fund të marsit 1998. Fatkeqësisht për keq. Por kurrë nuk do e dyshoja se ai është aq profiter e mercenar – sa edhe për të na i ka shitur 7000 kalashnikovë, për 800 mijë DM (400 mijë Euro), edhe pse ato ishin dhuratë e Ushtrisë shqiptare për UÇK-në, me vendim të Qeverisë së Kryeministrit Majko! Krejt rastësisht, në debat publik, para ca ditëve e rrëfeu atë matrapazllëk të Gjenerali Kudusi Shërbyesi profisionist i Shtabit të Përgjithëm të UÇK-së, Koloneli gjirokastrit Dritan Goxhaj. Sigurisht, janë alarmuar ata që përjargëshin gjatë lavdërimit të “babushin” (siç e quajnë Gjenaralin Kudusi)! Dhe e lavdëronin jo për hir të tij sa për të afirmuar veten e tyre se paskëshin qenë bashkëluftetarë me Gjenaralin...

Falënderime Bekimi i JASHARËVE – sepse tani është heroizëm të demaskohen e diskreditohen edhe profiterët, sabotuesit e komplotistët e UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat