Komandant Drini: Ja çka do ta pret secilin që ka qenë i involvuar në krime

Aktuale

Komandant Drini: Ja çka do ta pret secilin që ka qenë i involvuar në krime

Nga: A.Zh Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:40
Ekrem Rexha, i njohur me nofkën “Komandant Drini”

Ekrem Rexha, i njohur me nofkën “Komandant Drini”, kishte folur për krimet e supozuara të luftës.

Sipas faqes me emrin e tij në Facebook (Ekrem Rexha-Komandant Drini), ai kishte thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk kishte lënduar asnjëherë civilë, përcjell Bota sot.

Komandanti kishte deklaruar se secili që kishte qenë i involvuar në krime, do të ishte përgjegjës për veprimet e tij.

“Ne (UÇK) asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq. Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri”, kishte thënë komandant Drini./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat