Punëtoret teknikë vazhdojnë grevën para QKMF-së në Pejë

Aktuale

Punëtoret teknikë vazhdojnë grevën para QKMF-së në Pejë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është dita e katërt që ato po qëndrojnë para QKMF-së në Pejë.

Edhe përkundër motit të ftohtë punëtorët teknike kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Ato janë të pakënaqura me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të iu mos ndarë pako emergjente materiale njësoj si stafit shëndetësor.

Madje Zarife Tahiri thotë se po anashkalohen nga institucionet në mënyra të ndryshme.

Sipas saj dhe të gjithë punonjësve të tjerë ata nuk e dinë as arsyen pse nuk u paguan.

E një punonjëse tjetër teknike në mes emocionesh ka kërkuar të drejtat e veta.

Ndërkohë pikërisht për këtë çështje nga Ministria e Shëndetësisë po thonë që janë në diskutime.

Faik Hoti zëdhënës në Ministri të Shëndetësisë ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim të prerë.

E nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat kanë paralajmëruar se këto greva do të vazhdojnë deri atëherë kur Qeveria e Kosovës të merr vendim për të iu ndihmuar punëtorëve teknik në nivel të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat