Edhe një parti në Kosovë përkrah idenë që Murat Jashari të bëhet president

Aktuale

Edhe një parti në Kosovë përkrah idenë që Murat Jashari të bëhet president

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Murat Jashari

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka përkrahur profesorin universitar Murat Jasharin që të bëhet presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Kelmendi tha se një gjë e tillë është bërë e ditur qysh në vitin 2016, e edhe tash nuk ka ndryshuar mendimi i tij.

Sipas Kelmendit, Jashari është personaliteti më i duhur, më meritor dhe më unifikues për të qenë president.

“E kam thënë me 2016, po e them edhe tani, Murat Jashari është përsonaliteti më i duhur, më meritor dhe më unifikues për të qenë President i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Ideja e tillë është përkrahur fuqishëm dje edhe nga Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat