A do të futet Donika Kadaj-Bujupi në partinë e Vjosa Osmanit?

Aktuale

A do të futet Donika Kadaj-Bujupi në partinë e Vjosa Osmanit?

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 00:13
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka folur për pozitën e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Thotë se ‘de fakto’ është përjashtuar nga AAK.

“Unë jam rikthy në Aleancë për me vazhduar. Kam telashe, dmth është njëfarë përjashtimi “de facto” të cilën ma kanë bo në Aleancë”, tha ajo në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.

“‘De facto’ unë ka pesë-gjashtë muaj që unë nuk jam thirrë në asnjë takim”, shpjegon ajo duke theksuar se mes saj dhe partisë së Ramush Haradinajt ekziston një “hendek”.

Por a do të bashkohet ajo me iniciativën që po e krijon Vjosa Osmani.

“Unë Vjosen e kam shoqe moti dhe s’flasim për oferta”, thotë Kadaj-Bujupi.

“Gratë nuk bëjnë marrëveshje kështu përmes ofertave e pozitave”, shton ajo.

“Nëse është një projekt shumë i mirë,  ajo është tjetër çka. Sigurisht që kisha dashtë me pa gra në udhëheqje të partive politike. Nuk e kemi biseduar asnjëherë. Nuk e kam mëndu’, theksoi Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat