​Në Merdare nuk ka pritje, te Dheu i Bardhë deri 40 minuta

Aktuale

​Në Merdare nuk ka pritje, te Dheu i Bardhë deri 40 minuta

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë për festat e fundvitit në Kosovë po presin me orë të tëra nëpër kufijtë e shteteve, si Slloveni, Hungari, Kroaci.

Por ndryshe është gjendja në pikat kufitare në Kosovë.

Në Merdare gjatë ditës ka pasur pritje vetëm rreth 40 minuta, ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare.

Këtë lajm e ka konfirmuar, Arzen Rifati nga Dogana e Kosovës, i cili përmes telefonit ka dhënë detaje edhe për pikat tjera kufitare.

“Gjatë ditës në pikë-kalimin në Merdare pritjet kanë qenë rreth 40 minuta, kurse tani në mbrëmje nuk ka pritje. Po ashtu edhe në pikat tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinjë, dhe Muqibabë, pritjet sillen nga 20 deri 40 minuta”, ka bërë të ditur ai.

Media ka provuar të marrë informacione edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, por që nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat