Muhamet Hamiti: Marksizmi, leninizmi, kombetarizmi e islamizmi, bashkim i çuditshëm

Aktuale

Muhamet Hamiti: Marksizmi, leninizmi, kombetarizmi e islamizmi, bashkim i çuditshëm

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:09
Muhamet Hamiti

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, e ka konsideruar si të çuditshme përzierjen ideologjike mes marksizëm-leninizmit dhe kombëtarizim-islamizmit.

Hamiti, përmes ‘Facebook’-ut të tij, ka thënë se komentin e ka për reflektim personal, jo për komentim.

“Marksizëm-leninizmi dhe kombëtarizëm-islamizmi — bashkëdyzim i çuditshëm. (Thjesht për përsiatje; jo për komentim këtu.)”, thuhet në postimin e Hamitit.

Ndryshe, marksizëm-leninizmi si ideologji shquhet për përqafimin e ateizmit, si dhe i bën kundërshti religjionit. Madje, përfaqësues së kësaj ideologjie thonë se feja është “opium” për popullin.

Reagimi i profesorit Hamiti vjen pas lajmit të kalimit të hoxhës Mustafë Bajrami në Vetëvendosje. Njoftimi u bë me dije nga vetë kreu i partisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat