Deputeti i VV-së viziton Merdaren: Deri në ora 14:30 më shumë se 1000 vetura kishin kaluar pa ndonjë vonesë

Aktuale

Deputeti i VV-së viziton Merdaren: Deri në ora 14:30 më shumë se 1000 vetura kishin kaluar pa ndonjë vonesë

Nga: A.SH Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:42
Pika kufitare në Merdare

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri kishte vizituar pikën kufitare në Merdare.

Atje ishte informuar për gjendjen nëpër të cilën kalojnë mërgimtarët.

Shefi i ndërrimit të Policisë, Arsim Rexhepi, i kishte njoftuar se deri në ora 14:30 më shumë se 1000 vetura kishin kaluar pa ndonjë vonesë.

Postimi në Facebook:

Sot, bashkë me Xhafer Mehmetin vizituam pikën kufitare në Merdare, ku u pritëm nga shefi i ndërrimit të Policisë, Arsim Rexhepi, nga i cili u njoftuam rreth pritjeve të mërgimtarëve në këtë pikë doganore.

Z.Rexhepi, na tregoi se deri në ora 14:30 më shumë se 1000 vetura kishin kalua pa ndonjë vonesë.

Ndërsa, mijëra e mijëra bashkëvendas, tashmë kanë arritur nga vendet e ndryshme të botës, e shumë të tjerë pritet të vijnë ditëve në vazhdim.

Dashuria e mërgimtarëve për atdheun, nuk mund të thuhet me fjalë.

Gjithmonë duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat