Zemaj deklarohet pas takimit me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19

Aktuale

Zemaj deklarohet pas takimit me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se asnjë masë dhe vendim MSH nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të inovoluara në zbatueshmërinë e Ligjit për pandeminë.

Zemaj shtoi se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë.Tashmë, kur kemi edhe ardhjen  e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave.Bashkë ia dalim!”, tha Zemaj.

Zemaj u deklarua pas përfundimit të takimit që pati me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19, ku u diskutua situata momentale më koronavirus.

Gjatë ditës u supozua që masat anti-COVID pritet të ndryshohen gjatë ditës së sotme, por që Zemaj qartësisht nuk tha se është marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat