Çka duhet të bëjë Kosova përballë kësaj Serbie, që ulet në tri karrige?

Aktuale

Çka duhet të bëjë Kosova përballë kësaj Serbie, që ulet në tri karrige?

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Milazim Krasniqi

Ish-profesori Milazim Krasniqi përmes një shkrimi në rrjete sociale ka thënë se Kosova në raport me Serbinë duhet të ketë rezon shtetëror sepse pa të nuk ka shtet të suksesshëm.

Ai thotë se po të kishte rezon shtetëror, e pakta 50% e atyre që janë sot në politikë, nuk do të ishin aty.

Postimi në Facebook:

Çka duhet të bëjë Kosova përballë kësaj Serbie, që ulet në tri karrige? Kosova fillimisht duhet të bëhet shtet i suksesshëm, sepse sot nuk është. Psh. kush na e ruan kufirin? A mund ta ruajmë vetë a jo? Për ta kuptuar pse është Kosova kaq keq, duhet ta pyesim veten pse votojmë të prirë nga interesi egoist dhe nga frika. Pra, jo nga rezoni shtetëror. Me rezon shtetëror, e pakta 50% e atyre që janë sot në politikë, nuk do të ishin aty. Ndërsa, janë aty sepse ne nuk ndjekim rezonin shtetëror. Pa rezon shtetëror, nuk ka shtet të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat