Qeveria miraton marrëveshjen me Luksemburgun, projekti përmirëson shëndetin e popullatës

Aktuale

Qeveria miraton marrëveshjen me Luksemburgun, projekti përmirëson shëndetin e popullatës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:22
Foto Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjes e saj të mbajtur sot ka miratuar zbatimin e projektit “Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë- Faza II – KSV / 017".

Projekt i cili derivon nga Marrëveshja Bilaterale për Bashkëpunim e Zhvillim, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të nënshkruar në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra Zhvillimore e Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev.

Ministri Zemaj ka thënë se qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të kontribuoj në përmirësimin e shëndetit të popullatës së Kosovës ndërsa objektiva specifike synon mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë 2017-2022 me theks të veçantë në përmirësimin e kapaciteteve për planifikim, udhëheqje dhe menaxhim të shërbimeve shëndetësore.

Zemaj po ashtu ka thënë se programi mbështet edhe procesin e Akreditimit Ndërkombëtar të Programit Specialistik të Mjekësisë Familjare si dhe ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore duke ndihmuar spitalet në implementimet e planeve të tyre strategjike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat