Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Këtë vit, më i lartë trendi i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Këtë vit, më i lartë trendi i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se nuk mund t’i kenë të sakta të dhënat e fundit të qarkullimit të bashkatdhetarëve gjatë ardhjes në Kosovë.

Megjithatë ai thotë se bazuar në statistikat e vitit të kaluar, mund të jetë përcjellë trendi i lëvizjes në pikat kufitare, por dhe në linjat ajrore.

”Ne për kaq kohë të shkurtër s’mund t’i kemi të dhënat e sakta. Por kemi të dhëna të vitit të kaluar, dhe në bazë të tyre mund të dimë trendin e lëvizjes”.

”Në bazë të këtyre shifrave të vitit të kaluar, mund të kemi perceptim të përafërt se mund të ketë numër më të madh të bashkatdhetarëve për faktin që pandemia ndikon psikologjikisht që njerëzit tanë që jetojnë këtu, me çdo kusht dhe me doemos të vijnë në Kosovë tek të afërmit e tyre”, tha Cufaj.

Ai tha se kësaj here janë më të përgatitur.

”Edhe para pak çastesh kemi lëshuar qoftë në rrjete sociale apo në website, por edhe në media pasi në këto raste pandemike edhe në mbylljen e parë në pranverë, ju shohim si aleatë kryesor për të informuar qytetarët tanë, – kemi lëshuar të gjitha rregullat për të gjitha shtetet e Bashkimit Europian por edhe në shtetet fqinje me Kosovën se cilat janë rregullat kur kalohet transit”, tha ambasadori.

”Rregullat e Gjermanisë për shtetasit e Kosovës, nuk dallojnë për shtetet e tjera, sepse Kosova është shtet që paraqet rrezikshmëri të lartë. Por është me rëndësi që kufijtë nuk janë mbyllur dhe nuk parashihet të mbyllen”.

”Por sidoqoftë zhvillimet e fundit që kanë ngjarë në Britaninë e Madhe, zhvillimit rreth variantit të ri të koronavirusit, kjo puna e udhëtimit duhet të mendohet”, tha Cufaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat