Dalja e parave të trustit, vjen lajmi i mirë për ekonominë e Kosovës: Ky do të jetë infuzioni më i mirë

Aktuale

Dalja e parave të trustit, vjen lajmi i mirë për ekonominë e Kosovës: Ky do të jetë infuzioni më i mirë

Nga: N. H Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social ka deklaruar se 170 milionë euro është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave.

Rukiqi tregon se shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit dhe mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e Kosovës.

“Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit + mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit, në këtë vit të mbijetesës”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

170 milionë euro, është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10% të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit + mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit, në këtë vit të mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat