Ish-deputeti i LDK-së për mërgatën: Ju jeni oksigjeni i Dardanisë!

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së për mërgatën: Ju jeni oksigjeni i Dardanisë!

Nga: N. H Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Naser Rugova

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mërgata e Kosovës është pjesa më kontributdhënëse dhe më krenare e trungut tonë kombëtar.

Ai shprehet se kjo pjesë dhanë çdo gjë për liri dhe shtet, ndihmuan financiarisht, dhanë gjymtyrët dhe jetën për lirinë që gëzojmë sot.

Tutje, ai thekson se mërgata është oksigjeni i Dardanisë, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Mërgata e jonë është pjesa më kontributdhënëse dhe më krenare e trungut tonë kombëtar.

Dhanë çdo gjë për liri dhe shtet, ndihmuan financiarisht, dhanë gjymtyrët dhe jetën për lirinë që gëzojmë sot. Vazhdojnë të na mbajnë gjallë.

Ju jeni oksigjeni i Dardanisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat