Rron Gjinovci: Qeveria e Shqipërisë ka punuar kundër interesit të Kosovës

Aktuale

Rron Gjinovci: Qeveria e Shqipërisë ka punuar kundër interesit të Kosovës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:51
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci, analist, thotë se nuk ka parë asgjë të jashtëzakonshme në fjalimin e Vjosa Osmanit në Parlamentin e Shqipërisë por veçon se ka pasur reagime negative nga dy kahe, ata që mbështesin kryeministrin Edi Rama dhe ata që e shohin Kosovën si inferiore. Sipas tij qeveria e Shqipërisë ka punuar kundër interesave të Kosovës dhe gjithashtu ai theksoi se çështja e bashkimit kombëtar përdoret për t’i bërë presion Bashkimit Evropian.

“Nuk kam parë asgjë të jashtëzakonshme tek fjalimi i ushtrueses së detyrës së Presidentes, por kam parë diçka të jashtëzakonshme tek reagimet. Reagimet në Shqipëri janë të dy llojeve; të atyre që janë rreshtuar me Ramën dhe që nuk u shkon për shtat asgjë që ka thënë Presidentja e Kosovës dhe atyre që Kosovën janë mësuar ta shohin si inferiore.

Pra u duket e papranueshme që një përfaqësues i shtetit të Kosovës vjen me qëndrime që janë në interes të Kosovës dhe në janë farë mënyrë denoncojnë faktin që qeveria e Shqipërisë, kjo aktualja, ka punuar në mënyrë të ndryshme kundër interesit të Kosovës.

Nëse ju prisni që politikanët e Kosovës të vijë vazhdimisht me poezi dhe këngë për mëmëdheun mendoj që kjo kohë ka përfunduar dhe duhet të mësoni që shqiptarë e Kosovës do të adresojnë disa kërkesa edhe ndaj Shqipërisë.

Shqipëria përdor bashkimin kombëtar dhe Kosovës si mjet për të shantazhuar BE. Sa herë dështon në përmbushjen e kritereve apo kur BE i bën ndonjë të padrejtë për integrimin në BE menjëherë i nxirret karta e bashkimit kombëtar, kjo është keqpërdor dhe kjo vërehet”, shprehet Gjinovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat