​Tahiri deklarohet rreth rënies së Qeverisë Hoti: Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që iu duhet

Aktuale

​Tahiri deklarohet rreth rënies së Qeverisë Hoti: Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që iu duhet

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 23:07
Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike dhe se dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sonte pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi votën e deputetit Ethem Arifi në ditën e zgjedhjes së Qeverisë Hoti më 3 qershor, sipas së cilës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që iu duhet.

“Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”, shkruan Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat