Mimoza Kusari Lila: Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!

Aktuale

Mimoza Kusari Lila: Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!

Nga: G.B Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 23:19
Mimoza Kusari Lila

Edhe Mimoza Kusari Lila ka reaguar për vendimin e Kushtetueses.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sonte në natën më të gjatë të vitit, vjen drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën, e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se sonte u përmbys qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

"Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe", ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i saj i plotë:

Sonte në natën më të gjatë të vitit, vie drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën, e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, në institucionet legjitime të shtetit.

Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

Nuk ka rrugë të shkurtër për te suksesi dhe as bypass për te pushteti.

Kush e mendon ndryshe e gjen atë që e meriton, shkarkimin dhe dënimin nga qytetarët sot dhe gjykimin nga historia nesër.

Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat